Luiza Gega, e artë në Lojërat Mesdhetare

Luiza Gega mbetet atletja më e mirë shqiptare dhe këtë e konfirmon në arenën ndërkombetare.

29-vjeçarja nga Dibra fitoi medaljen e artë në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” që po zhvillohen në Spanjë.

Gega nuk e vendosi asnjëherë në dyshim fitoren, duke dominuar në pistë, ndërsa pas garës e festoi medalje suksesin me një pjesë të ekipit Kombëtar.

Rekordmenia shqiptare në garat e 800, 1,500, 3,000 dhe 3,000 metra me pengesa u kthye te medaljet në Lojërat Mesdhetare pas argjendit në Mersin 2013.

Kjo ishte medalja e parë për Luiza Gegën prej korrikut 2016, kur u shpall nënkampione e kontinentit në Kampionatin Europian në Amsterdam të Holandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *