Luis Enrike nuk i mban nervat

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ka humbur qetësinë gjatë një interviste mbrëmjen e djeshme, pas humbjes poshtëruese 4-0 ndaj PSG-së. Duke folur për televizionin katalanas TV3, Enrike shpërtheu kundër gazetarit, që e pyeti pse nuk bëri ndonjë ndryshim taktik gjatë ndeshjes.

“Përgjegjës për këtë jam unë, ndaj mos kërkoni ndonjë fajtor tjetër. Megjithatë, nuk më pëlqen toni i pyetjes dhe do të doja të trajtohesha njësoj edhe kur kemi fituar. Unë qëndrova duarkryq në pjesën e dytë? Me sa duket, nuk e ke parë fare ndeshjen”, turfulloi Luis Enrike, duke u larguar i zemëruar në mes të intervistës.

Ndërkaq, në konferencën për shtyp më vonë Enrike u shfaq më i qetë dhe premtoi: “Ka mbetur edhe gjysmë ndeshjeje, nuk ka mbaruar ende. Kemi nevojë për 5 gola, por pse të mos ëndërrojmë?”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image