Luis Enrike nuk grumbulloi Zhordi Albën, zbulohen shkaqet e vendimit

Zhordi Alba ishte një nga mungesat që ranë në sy në listën e trajnerit të Spanjës, Luis Enrike. Mbrojtësi i majtë ka qenë një pikë bazë e formacionit të Spanjës në vitet e fundit, por ardhja e ish-trajnerit të Barcelonës në krye të stolit të kombëtares i ka dhenë fund aventurës së 29-vjeçarit me “La Roja” për momentin.

Një vendim befasues për të gjithë, por jo për mbrojtësin e Barcelonës. Marrëdhënia e lojtarit me trajnerin ishte ftohur që kur ata punonin bashkë tek ekipi katalanas. Gjithçka u thye në momentin që Luis Enrike ndryshoi skemën e ekipit duke kaluar në atë 3-4-3 në ndeshjen e kthimit me PSG-në sezonin e kaluar në Champions.

Barcelona bëri mrekullinë duke fituar 6-1 dhe u kualifikua në turin tjetër. Zhordi Alba ishte i sakrifikuari i kësaj skeme, ndërsa trajneri e justifikonte me faktin që duhet të rrezikonte dhe sulmonte, sepse ekipit i duhej të përmbyste humbjen 4-0 në transfertë.

Trajneri kishte të drejtë në fund, sepse ndryshimi i skemës dha frytet e veta, por marrëdhëniet mes tij dhe mbrojtësit të majtë nuk ishin më njësoj dhe trajneri i Spanjës mori vendimin për të mos e grumbulluar me kombëtaren spanjolle.

Lojtari është i përqendruar te ndeshja e kampionatit me Hueskën dhe nuk dëshiron të komentojë mungesën e tij te kombëtarja. Për momentin, pasi më vonë mund të vendosë të flasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *