Luis Enrike nuk bind as Çelsin, shkak kërkesat e tij

Luis Enrike është pa punë që kur iku nga Barcelona dhe për një trajner të ri në moshë është një ecuri shumë e keqe e karrierës.

Spanjolli ka kohë që pret të kthehet në drejtim, por do ta ketë të vështirë, duke gjykuar nga problemet që po has në bisedimet me klube të ndryshme.

Pak muaj më parë u tha se Luis Enrike ishte pranë Arsenalit, por me kalimin e kohës interesimi i klubit londinez u zbeh.

Kohët e fundit edhe Çelsi ka shfaqur interes për ish-trajnerin e Barçës, por sërish është bllokuar gjithçka.

Mediat në Angli raportojnë se Marina Granoskaia, krahu i djathtë i Roman Abramoviçit, është takuar me Luis Enriken, por edhe ajo ka mbetur e zhgënjyer nga kërkesat financiare tepër të larta të spanjollit. Jo vetëm kaq, sepse ai ka bërë edhe disa kërkesa për përforcime që janë cilësuar si arrogante nga drejtuesit e Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *