Luis Enrike: Nejmar i jashtëzakonshëm, por më tremb diçka tek ai!

0

Luis Enrike qëndroi tre sezone në stolin e Barcelonës, aty ku fitoi gjithçka të mundur. Pasi foli dhe tregoi për raportet me Leo Mesin, trajneri është ndalur te braziliani Nejmar në prononcimin e dhënë për “Radio Catalunya”.

Ish-trajneri i Barcelonës e adhuron sulmuesin e PSG në aspektin sportiv, por ekziston diçka së cilës i druhet. 27-vjeçari ka potencialin për të dominuar mbi çdo kundërshtar, por i duhet të japë më shumë për t’ia arritur.

Kemi fituar disa trofe, por mënyra se si i kemi fituar ka qenë e pabesueshme. Kishim ekuilibër, dëshiroja që të sulmonim me 11 lojtarë dhe të mbronim po me aq. Në sulm, Leo (Mesi) me mua ka patur gjithmonë lirinë për të gjetur hapësirat e lira në varësi të mënyrës se si mbrohej kundërshtari. Nejmari është një djalë i jashtëzakonshëm, është shumë i ri, i etur për të mësuar e për të qënë i lumtur dhe i hapur për t’u përmirësuar.”

“Megjithatë, ekziston një Nejmar, i cili më shqetëson: ai i jetës private, ai i stilit brazilian. Nuk kam patur kurrë probleme me të, madje më pëlqen gëzimi i tij, ashtu si edhe i Dani Alveshit. Nejmar ka potencialin për të qenë dominant. Koha do ta tregojë, nuk kam bindjen e plotë që është i tillë për momentin, por është një fitues në fushën e blertë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.