Luis Enrike mbron Mesin: Festimi i tij, legjitim

0

Trajneri i Barcelonës Luis Emrike është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Osasunës në kampionat sot në mbrëmje. Suksesi i Barcelonës 3-2 në “El Clasico’ në “Bernabeu’ ka bërë shumë jehonë. Jo vetëm se ka rihapur La Ligën, por dhe për festimin ndoshta të tepruar të Lionel Mesit, i cili ka provokuar reagime të shumta. Por, nëse në Madrid nuk e kanë pritur mirë gjestin e Leo Mesit, që u ka treguar tifozëve të Realit fanellën e tij, për trajnerin e Barcelonës nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. “Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Përkundrazi mua më është dukur më se normal reagimi i tij, duke parë rrethanat e ndeshjes”- ka deklaruar trajneri i Barcelonës.

Osasuna – “Pas fitores me Realin nuk duhet të biem në gjumë. Duhet ta trajtojmë Osasunën si nj rival të denjë dhe të vështirë. Duke parë se kemi mbërritur në hapat e fundit të kampionatit, çdo pikë është jetike. Ndaj duhet të bëjmë më të mirën, sepse nuk mund të gabojmë më.”

Presioni – “Nuk më intereson fare kjo gjë, për mua vlen vetëm fitorja kundër Osasunës.”

Ambienti – “Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në Camp Nou dhe të na mbështesin fuqishëm. Më ka pëlqyer reagimi i tyre dhe uroj të jenë një dorë e rëndësishme për ne.”

Leo Mesi – “Në këto tre sezone që kam drejtuar Barcelonën jam i lumtur që kam trajnuar një lojtar si ai. Për të kanë qenë tre nga sezonet më të mira në karrierë dhe kjo është e rëndësishme. Nuk di të them se çfarë do të bëjë në të ardhmen, nuk kam asnjë informacion, por dëshira ime është që ai ta mbyllë karrierën tek Barcelona. Por në fund gjithçka varet prej tij.”

Osasuna e kalueshme – “Ndeshje të tilla mund të kthehen në shumë të vështira nëse nuk i kushton rëndësinë që meritojnë. Këto janë ndeshje plot frikë, por tani ku ndodhemi, në këtë pikë të sezonit do të ishte një gafë e madhe nëse do të linim pikë. E përmenda dhe më lart se këto janë javët e fundit të kampionatit dhe nuk ka kohë për të rikuperuar pikë.”

Kalendari – “Nuk ndihemi të favorizuar nga kalendari. Mos harroni se Reali ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe me një fitore do të na linte tri pikë pas. Mendoj se deri në fund do të ketë surpriza, ndaj duhet të tregohemi të vëmendshëm për të mos bërë ndonjë hap të gabuar. Nuk jam fallxhor që të parashikoj ndeshjet e Realit, uroj që të lënë pikë”- ka thënë Luis Enrike.

Rotacioni – “Në fushë do të jetë një skuadër e denjë për të fituar.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image