Luis Enrike harron Ligën e Kombeve: Jam i kënaqur, përqendrohemi tek Europiani

Spanja arriti të fitonte miqësoren me Bosnjen me rezultatin 1-0, me golin e Brais Mendez, ndërsa Luis Enrike ka folur pas ndeshjes. Trajneri i Spanjës i rikthehet dhe njëherë grupit të Ligës së Kombeve.

Një grup shumë i vështirë, me Anglinë dhe Kroacinë. Iberikët e mbyllën në vendin e dytë, ndërsa tashmë janë të fokusuar tek eliminatoret e kampionatit europian.

Kam një bilanc pozitiv duke parë grupin ku ishim një nga më të vështirët . Ishim në krye pas dy ndeshjeve të para, por ky është futbolli. I kam analizuar ndeshjet dhe mund të them që nuk e prisja ekipin të ishte në këtë nivel. Kam vënë re një qëndrim të mirë të ekipit dhe jam i lumtur. Kemi një ekip të bukur. Do të më pëlqente të kalonim në fazën finale të Ligës së Kombeve, por tani duhet të përqendrohemi të eliminatoret e Kampionatit Europian”, thekson Luis Enrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *