Luis Enrike: Fitore për tifozët, vetëm ata besuan te ne

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ishte natyrisht një ndër njerëzit më të lumtur në planet, pas triumfit 6-1 kundër PSG-së, që e ka fituar klubin katalanas dhe trajnerin në histori.

“Një natë që është e vështirë të shpjegohet me fjalë, një film thriller. Nuk besoj se u dorëzua ndokush, besuam deri në fund. Ekipi ishte impresionues, edhe pasi pësuam gol. Rrezikuam shumë dhe e merituam, janë finale që ndodhin në futboll dhe sot e patëm ne radhën”, u shpreh trajneri “azulgrana”.

“Ua kushtoj këtë triumf atyre që besuan, që nga dita që humbëm 4-0. U kushtohet atyre sepse ky është futboll, nuk është një shfaqje cirku. Kam festuar si i marrë pas golit të gjashtë, kam lënë menisqet në Camp Nou”, shton Luis Enrike, i cili nuk i harron kritikat: “Kemi vuajtur shumë këto javë, na kanë sulmuar nga të gjitha krahët, e kanë trajtuar si fatkeqësi humbjen në Francë, aq sa dukej sikur kishte vdekur ndokush. Nuk i harroj ata që na kanë fundosur me kritika, ndaj ua kushtoj suksesin tifozëve, sepse vetëm ata besuan te ne. Besoj se është ndeshja ku më shumë se kurrë lojtarët dhe tifozët janë bashkuar. Vetëm një ndeshje ka pasur më shumë tension se kjo: 5-4 në Kupën e Mbretit kundër Atletikos së Madridit. Kur ishim 3-1, dukej sikur kishte marrë fund dhe normalisht tifozët do të fillonin të largoheshin nga stadiumi, si zakonisht, por këtë radhë asnjëri nuk iku, as pas ndeshjes”.

Tani e kanë radhën çerekfinalet: “Nis gjithçka nga e para, është një sforcim i tmerrshëm. Mbeten 8 skuadra në garë, të gjitha të afta ta fitojnë trofeun. Do të jetë një luftë e jashtëzakonshme, ka shumë stres e lodhje. Liga e Kampioneve nuk të lejon ndeshje të këqija. Nëse na ndodh sërish si në Paris, rivalët do të na masakrojnë. Por jemi ende gjallë…”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image