Luis Enrike e tepron: Mund t’i shënojmë 6 gola

0

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, deklaron se skuadra e tij është në gjendje t’i shënojë jo 4, por 6 gola PSG-së në takimin e kthimit të vlefshëm për 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve.

Besimi në filozofinë tënde – “E dimë fare mirë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e kthimit, nisur nga rezultati i takimit në Paris. Por jemi të vetëdijshëm se ka mbaruar vetëm gjysma e rrugës. Në 95 minuta lojë mund të ndodhin shumë gjëra. Ne duhet të futemi në fushën e lojës të vendosur për ta dominuar takimin. Në takimin e parë nuk ia arritëm për meritë të kundërshtarit që ishte më lart se ne. Nëse duam të kalojmë, në këtë takim duhet të jemi perfektë. Duhet bërë gjithçka mirë në sulm e në mbrojtje dhe kjo nuk është e lehtë.”

Buskets–Rakitiç-Iniesta – “Unë mendoj se të gjithë lojtarët që kam në dispozicion për këtë takim mund të luajnë së bashku me çdo modul. Me lojtarët që kam mund të provoj një mori me skema dhe ky është mesazhi që dua t’i përçoj rivalëve tanë.”

Suarez – Luis Suarez është një lojtar i rëndësishëm dhe ai e di shumë mirë se në futboll duhet durim. E rëndësishme është të kontrollosh emocionet. Jam i bindur se Camp Nou do të jetë një ferr për Parisin.”

Takimi me historinë – “Kjo është gjëja që më pak më intereson. Mua më intereson të kualifikohemi për në çerekfinale.”

Eliminimi dhe pasojat – “Kjo është një pyetje shumë e bukur, por më lini t’iu përgjigjem nesër në orën 12 të natës.”

PSG-ja – “PSG-ja ndoshta nuk ka traditën e Barcelonës, por ka bërë një ndeshje të parë shumë të mirë. gjithsesi ndeshje t tilla përcaktohen shumë edhe nga rrethanat. Uroj të jenë në favorin tonë.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image