Luis Alberto apo Milinkoviç-Saviç? Lacio zgjedh më të rëndësishmin

0

Luis Alberto dhe Sergej Milinkoviç-Saviç janë ndër lacialët më të kërkuar në merkato. Vështirë që Lotito dhe Tare t’i mbajnë të dy, kështu që njëri do të “sakrifikohet”. Jo fort e dhimbshme kur mendon se do të mbushë arkat e klubit.

Lacio ka vendosur dhe ka zgjedhur të mbajë spanjollin. Luis Alberto tundohet nga ideja për t’u kthyer te Sevija, që është klubi i zemrës. Megjithatë, në kryeqytetin italian mendojnë ndryshe. Të gjithë janë kundër kësaj lëvizje.

Trajneri Inzagi e cilëson njeriun kyç të skemave të tij dhe ka dhënë “urdhër” për mos shitjen e 27-vjeçarit. Ndryshon situata për serbin. Ai është drejt largimit, por Lotito po tenton të përfitojë sa më shumë ekonomikisht. Juventusi po monitoron situatën dhe pret të bëjë lëvizjen finale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.