Luhet pa tifozë, policia publikon masat për Skënderbeu-Dinamo

Skënderbeu-Dinamo e Kievit do të luhet me dyer të mbyllura sot (21:05), për shkak të dënimit të fushës së Skënderbeut nga UEFA (koret kundër Partizan Beogradit).

Megjithatë, Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash organizative, për të mos rrezikuar asgjë, edhe pse realisht interesimi i tifozëve është zero, sepse askush nuk ka ndërmend të shkojë nga Korça në Elbasan.

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugën “Lulet”- Posta –Bashkia-Stadium e kthim.

Aksi rrugor nga sheshi i stadiumit, Kryqëzimi i tapetave, ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 108 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj, dhe FNSH-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *