Luhet ndeshja e sezonit, policia e Burrelit kërkon përforcime

Dy janë problemet me të cilat po merret klubi i Burrelit, ftesa për tifozët që të mbushin shkallët e stadiumit “Liri Ballabani” dhe marrja e të gjitha masave organizative për mbarëvajtjen e takimit Burreli-Vllaznia B. Shoqata e tifozëve po merr masa për vendosjen e njoftimeve në vende publike, lajmërimeve me mediat lokale si dhe përdorimi i rrjeteve sociale që mbështetësit të mbushin stadiumin e qytetit.

Sakaq fusha është në gjendje mjaft të mirë dhe mirëmbajtësit po marrin masat e fundit që ndeshja të luhet në një mjedis komod. Po ashtu policia lokale ka hartuar planin e masave për këtë përballje. Burime të sigurta pranë Drejtorisë së Policisë Dibër bënë me dije se është kërkuar edhe ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të shmangur çdo incident të mundshëm, megjithëse zyrtarët e klubit kanë premtuar se nuk do të krijohet asnjë problem para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Megjithatë, policia kërkon forca shtesë, pasi kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe mbase tifozët mund të “rebelohen”. Kjo do të jetë ndeshja e parë e këtij sezoni që në stadiumin e qytetit verilindor kërkohen FNSH-të për të siguruar rend e qetësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *