Luhet derbi i kryeqytetit, mësoni gjyqtarët që do të vendosin drejtësi

Në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet një prej ndeshjeve që gjithnjë prodhon spektakël, veçanërisht në shkallët e stadiumit. Partizani dhe Tirana do të matin forcat në një përballje, ku ka shumë pritshmëri.

Sigurisht që në ndeshje të tilla rëndësi ka çdo detaj dhe interesi ishte i lartë se kush do të vendoste drejtësi në këtë sfidë. Do të jetë Eldorian Hamitaj ai që do të gjykojë derbin e 151-të të kryeqyteti.

Do të jetë hera e parë për lezhjanin që do të gjykojë një derbi, ndërsa për këtë edicion është hera e 8 që do të zbresë në fushë si gjyqtar i parë. Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt Dojando Myftari. Pas porte do të pozicionohen Klajdi Kola dhe Juxhin Xhaja. Hamiti konsiderohet si një gjyqtar i rreptë, pasi këtë edicion e ka nxjerrë edhe 3 herë kartonin e kuq nga xhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *