Luhen nëntë sfida në Kategorinë e Parë, ka derbi në veri e jug

0

Kategoria e Parë deri më tani ka dhuruar një rivalitet mjaft të madh. Mjafton që të shohim se si skuadrat janë të ngjeshura në tabelat e klasifikimit për të kuptuar se sa pak diferenca kanë skuadrat me njëra tjetrën, veçanërisht në grupin B.

Në grupin A, ose të njohur ndryshe si grup i veriut spikat derbi mes Vllaznisë dhe Veleccikut. Një sfidë shumë interesante me të besuarit e Likës që kanë objektiv vetëm suksesin, i cili do të ishte i pesti në radhë për ta. Dinamos e vendit të dytë do të sfidojnë në transfertën Shënkollin, i cili mban vendin e tretë me 6 pikë. Mjaft të ekuilibruara duken dhe përballjet Vora – Burreli dhe Iliria – Korabi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 5

GRUPI A

E shtunë, më 6 tetor, 14:00

Shënkolli-Dinamo

Vllaznia -Veleçiku

Vora-Burreli

Iliria-Korabi

E diel, më 7 tetor, 14:00

Erzeni-Besëlidhja

Në grupin B vendin e parë dhe vendin e nëntë e ndajnë vetëm 3 pikë dhe është shumë e vështirë për të përcaktuar favoritë. Apolonia do të ndeshet me Lushnjen në Fier dhe pritshmëritë për këtë takim janë maksimale. Po aq interesante është dhe ndeshja mes Egnatias dhe Tomorit.

Sigurisht që nuk mund të lihet jashtë vëmendjes dhe takimi mes surprizës Oriku dhe Besës së Kavajës. Elbasani i vendit të fundit kërkon me dëshpërim pikët e para, por do ta ketë mjaft të vështirë në përballjen e sotme me Bylisin.

 

GRUPI B

E shtunë, më 6 tetor, 14:00

Apolonia- Lushnja

Bylis- Elbasani

Oriku- Besa

Turbina-Pogradeci

Egnatia- Tomori

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.