Lugano sërish spektakël, dy shqiptarë bëjnë “namin”

0

Pas fitores qetësuese të javës së shkuar në Lucernë, Lugano ka ruajtur të njëjtin ritëm, duke fituar sot 4-2 ndaj Sionit.

Ishte ndeshja e dyshes shqiptare Sadiku-Alioski, që bënë gjithçka vetë sot.

Alioski shënoi 3 gola, dy prej të cilëve me 11-metërsh. Njërën prej penalltive e fitoi vetë, ndërsa golin me aksion e shënoi pas një pasimi perfekt nga Sadiku.

Sioni shkurtoi deri në 3-2 dhe rihapi ndeshjes, por mendoi Sadiku të mbyllte takimit, duke shënuar golin e katërt të sfidës sapo filloi pjesa e dytë, një gol me një gjuajtje mjaft të bukur me të majtën. Asisti? Natyrisht nga shqiptari nga Maqedonia, Ezgjan Alioski.

Ky i fundit ngjitet në kuotën e 13 golave në Superligë, shënuesi i dytë më i mirë, ndërsa Sadiku shkon në kuotën e 6 gola, shumë, duke llogaritur që vetëm këtë vit është bashkuar me Luganon, që tashmë ëndërron një vend në kupat e Europës.

Armando Sadiku Goal HD – Lugano 4 – 2 FC Sion… by enteritament

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image