Lugano-Sadiku, pritet “ok” i Zyrihut

0

Sulmuesi pret zhvillimet e situatës, ndërsa ish-presidenti i tij, Renxeti, lëshon batutën: “Do ta merrja në krah nëse është nevoja”. Tramexani e mirëpret për 6 muaj. Asnjë problem për rrogën

Lugano i ka kërkuar zyrtarisht Zyrihut huazimin e Armando Sadikut për gjashtë muajt në vijim. Pasi sulmuesi ka gjetur akordin ekonomik me Luganon e drejtuar nga Tramexani, ish-ndihmësi i Xhani de Biazit te stoli i Shqipërisë dhe drejtor i kombëtareve, tashmë pritet fjala e Zyrihut, që në ligën e dytë zvicerane nuk është se ka shumë nevojë për bomberin kuqezi, pasi ka krijuar distancë të konsiderueshme me ndjekësit në garën për t’u ngjitur. Vetë Sadiku, për “tio.ch”, ka konfirmuar: “Di që palët po bisedojnë, agjenti im po merret me situatën dhe të shohim si do ecin gjërat. Në këtë moment preferoj të mos flas dhe të pres si do të zhvillohen ngjarjet”. Presidenti Renxeti po flet këto ditë me drejtuesit e Zyrihut, me të cilët ka marrëdhënie të mira, pasi ishte ai që ia shiti vite më parë për shumën 500 mijë euro.

Batuta – Ndërkohë, presidenti Renxeti u shpreh:  “Është gjë që mund të bëhet. Kam biseduar me kolegët e Zyrihut, por tani duhet të punoj me Tramexanin për lojtarët që do të largohen. Nuk duhet të shtrijmë këmbët më shumë se ç’e kemi jorganin. Sadikun do shkoja ta merrja në krahë, sikurse do ta kisha larguar më parë. Gjërat ndryshojnë”.

Tramexani preferon të mos zgjatet shumë duke bërë vetëm një koment sipërfaqësor: “Sadikun e njoh shumë mirë, pasi kam pasur përvoja të shumta me të. Më ka bërë të vij shpesh në Zvicër për ta ndjekur. Por parapëlqej të mos flas për situatën e tij”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here