Luftëtari zyrtarizon goditjen e parë, merr talentin e Pogradecit

Luftëtari e mbylli vitin me disa fitore rresht dhe ka rigjetur entuziazëm për vazhdimin e sezonit. Bregu e Abazaj, yjet e mëdhenj të skuadrës, nuk do të largohen, por nuk mbaron me kaq.

Në pritje që të zyrtarizohet kthimi i Lejdi Liçajt dhe ndoshta Ergis Mersinit, në Gjirokastër shkon Jugersi Liçkollari.

Mesfushori i Pogradecit, vetëm 19 vjeç, është një anësor ofensiv me aftësi të spikatura në Kategorinë e Parë, ku luan rregullisht prej moshës 17 vjeç.

Drejtuesit e Luftëtarit kanë nisur bisedimet prej kohësh dhe tashmë gjithçka është mbyllur, siç tregon edhe një foto e postuar nga Gentian Nora, shefi i klubit gjirokastrit, i cili ka qenë në Pogradec së bashku me Harallamb Tavon dhe pas takimit me Liçkollarin shkruan: “Një dhuratë për festa”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *