Luftëtari zyrtarizon fantazistin, prezanton dhe listën e Europës

Luftëtari do të ndeshet në turin e parë të Europa League-s me skuadrën Ventspils. Vetë klubi ka zyrtarizuar përmes një postimi në “Instagram” afrimin e Erjon Vucajt në formë huazimi nga skuadra e Vllaznisë.

Po ashtu klubi ka bërë publike dhe listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen me letonezët, duke sqaruar dhe mungesën e Rrocës dhe Jakolvjeviçit.

“Erjon Vucaj është zyrtarisht lojtari jonë vetëm për Kupat e Europës, pasi Vllaznia i ka dhënë lejen për ta kaluar te Luftëtari. Eduart Rroca nuk është federuar, pasi ai është i dëmtuar. Gjithashtu edhe qendërmbrojtësi Ivan Jakolvjeviç, i cili nuk ka shumë kohë që ka kaluar një operacion. Nëse e kalojmë raundin e parë të Europa League, ata mund të kenë mundësi të federohen pa problem”, përfundon postimi i Luftëtarit.

 

Portierë

Hrvoje Bukovski

Shkëlzen Ruçi

Avernold Qyrani

Mbrojtës

Lejdi Liçaj

Nemanja Janiçiç

Oltion Rapa

Xhekson Ferreira

Aurel Demo

Stivian Janku

Donaldo Açka

Mesfushorë

Behar Ramadani

Albano Aleksi

Dejvi Bregu

Erjon Vuçaj

Vladan Milosavljev

Maldin Ymeraj

Erald Hyseni

Aristotel Bellai

Sulmues

Vasil Shkurtaj

Mario Gurma

Romario Cekaj

Sebastian Molla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *