Luftëtari sytë nga Apeli, Aleksi pikëpyetja e madhe

Luftëtari pret të shtunën Skënderbeun në shtëpi dhe synon marrjen e pikëve të plota. Gjirokastritët ndërkohën presin lajme të mira nga Komisioni i Apelit dhe shpresojnë që t’i përgjysmohet dënimi mesfushorit Albano Aleksi, një lojtar mjaft i rëndësishëm i formacionit të bluzinjve.

Futbollisti i Luftëtarit u pezullua pas ndeshjes me Teutën, teksa Disiplina e dënoi me 4 ndeshje. Një takim e kishte të humbur prej faktit se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Tani pritet që Apeli të vendosë për të dhe nëse përgjysmohet dënimi, trajneri Julian Ahmataj do ta ketë gati për lojë Aleksin.

Luftëtari renditet në vendin e tetë në klasifikim dhe ka vetëm katër pikë më shumë se Kastrioti rival për mbijetesë. Kështu, triumfi ndaj Skënderbeut në shtëpi merr vlera të shumëfishta, pasi me krutanët ata luajnë jashtë fazën e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *