Luftëtari “sheh” Bordonë, Laçi me rival norvegjez

Nëse kalon turin e parë në Europa League, Luftëtari do të ndeshet me Bordonë franceze në turin e dytë. Një përballje milionere, në rast kualifikimi, pasi dihet fitimi nga e drejta televizive dhe reklama në përballje të tilla.

Ndërkaq, Laçi dhe Anorthosis Famagusta do të diskutojnë mes tyre kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Europës, ndërkohë që është përcaktuar edhe çifti nga i cili del kundërshtari për skuadrën kurbinase, ose qipriotët. Një mes norvegjezëve të Molde dhe Glenavon, klub i Irlandës së Veriut, do të përballet me skuadrën e kualifikuar nga çifti Anorthosis-Laçi. Ndeshjet e turit të dytë luhen më 26 korrik dhe 2 gusht.

Për sa i përket Partizanit, nëse kalon Mariborin, do të ndeshet me fituesin e çiftit Beitar Jeruzalem – Çikura e Gjeorgjisë.

Për Prishtinën, që ka short fantastik deri në turin e dytë, nëse kualifikohet ndaj Europa FC dhe më pas ndaj Fola Esh, do të ndeshet me belgët e Genkut, natyrisht dukshëm superiorë.

Për Shkupin kalimi i turit të parë nga Reinxhers FC është mision i pamundur, por gjithsesi në rast surprize, do të ketë përballë me shumë gjasa Osijekun e Eros Grezdës në turin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *