Luftëtari, shansi i artë për kualifikim

Ndër të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Europa League, Luftëtari ka mundësitë më të mëdha për të avancuar në raundin tjetër. Shorti i rezervoi një kundërshtar të kalueshëm, pasi do të ndeshet me letonezët e Ventspilsit.

Gjirokastritet marrin pjesë për të parën herë në Kupat e Europë, dhe kanë mundësinë për të bërë mirë, kjo dhe për faktin se ndeshjen e parë do ta luajnë në transfertë. Synimi i të besuarve të Kostiç është që të marrin një rezultat sa më favorizues, për të vulosur një javë më vonë kualifikimin.

Nuk mund të thuhet se bluzinjtë janë në momentin e tyre më të mirë, pasi nga skuadra është larguar ylli i skuadrës Kristal Abazaj, si dhe është i dëmtuar Eduart Rroca,. Pavarësisht kësaj Luftëtari e ka potencialin për t’u përballur si i barabartë në arenën ndërkombëtare me skuadrën letoneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *