Luftëtari “piketon” pasuesin e Shkurtajt, synohet një irlandez

Luftëtari shiti Vasil Shkurtajn te Kukësi dhe tani drejtuesit e skuadrës gjirokastrite janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “Supersport”, në radarin e bluzinjve  është një sulmues irlandezo-nigerian.

Bëhet fjalë për Ismahil Akinade.  Futbollisti 190 centimetra i gjatë luan në kampionatin irlandez prej shtatë sezonesh. Aktualisht 24-vjeçari është pjesë e skuadrës së Uaterfordit, me të cilit gjatë sezonit të shkuar shënoi pesë gola në 32 takime.

Në mungesë të Shkurtajt, trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani ka në dispozicion vetëm një sulmues, kenian Ismael Dunga, i cili deri më 10 aktivizime ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *