Luftëtari përballet me largimin e radhës, sulmuesi titullar i jep fund qendrimit në Gjirokastër

Realdo Fili i ka dhënë zyrtarisht fund aventurës së tij me skuadrën e Luftëtarit. Sulmuesi fierak kërkoi largimin nga klubi gjirokastrit, duke e çuar çështjen edhe në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve. Ende nuk dihet vendimi i marrë nga gjyqi, megjithatë Fili nuk do mbajë më veshur fanellën bluzi.

Është vetë lojtari që bën të ditur këtë ndaje me anë të në postimi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku tregon se është një lojtar i lirë dhe falenderon të gjithë ata që kishin lidhje me fanellën e Luftëtarit./Sport Ekspres/