Luftëtari nuk gjen rehat në portë, provon edhe një grek

0

E nisi Festim Miraka në formacion, vazhdoi Shkëlzen Ruçi, ditët e fundit u provua edhe Amarildo Çekrezi, por në Gjirokastër nuk janë të qetë për sa i përket portës.

Duket se edhe Çekrezi nuk i ka bindur drejtuesit, që tashmë do të provojnë një grek që mbush 36 vjet pas një muaji, Kristos Athanasopulos.

Portieri, i cili ka luajtur gjatë gjithë karrierës në Greqi, me shumë klube, sezonin e shkuar e nisi te Panegialios, por nuk luajti fare dhe shkoi te Trikala, ku luajti 9 ndeshje. Këtë sezon asnjë minutë në kampionat për veteranin, i cili tashmë tenton të gjejë vend te Luftëtari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.