Luftëtari në merkato, ja kush janë të preferuarit

0

 

 

Si trajner i Luftëtarit, Mustafa Hysi flet për herë të parë dhe bën me dije se ka filluar nga puna, jo në terren, por në përgatitjen e listës së futbollistëve që do të jenë në përbërje të Luftëtarit për sezonin e ri futbollistik. Hysi që për nga natyra e vet nuk shpejtohet në deklarata, bën me dije se Raboshta, Çaço dhe portjeri  Haxho janë të preferuarit e tij për t’i pasur në skuadër dhe po sipas tij, do të jenë pjesë e Luftëtarit. Raboshta dhe Haxho kanë qenë pjesë e skuadrës së Butrintit në sezonin e fundit ku Hysi dhe Ciko ishin trajnerë, fakt që bindin se duhet të luajnë me Luftëtarin, ndërkohë që Çaço, po sipas Hysit për nga cilësitë që ka si lojtar do ti shërbejë ekipit dhe nëse Raboshta do të bëhet realitet si futbollist, do të përbëjnë një dyshe sulmuese të aftë. Hysi, gjithashtu shprehet se e ka të qartë listën e futbollistëve që do të përbëjnë ekipin, e ka diskutuar edhe me presidenten e re të Luftëtarit, Zamira Rami, kanë rënë dakord për të gjithë futbollistët e kërkuar dhe në kohën e duhur do të bisedohet për nënshkrimin e kontratave. Deri atëherë, nuk mund të deklarohen dhe javën e ardhshme kur do të fillojë edhe faza përgatitore, do të shpallen emrat e kërkuar. Raboshta, Haxho dhe Çaço janë të parët dhe kanë qenë këta që janë kërkuar me këmbëngulje nga ana e Hysit, ndoshta ka qenë kusht për pranimin e tij në drejtimin e Luftëtarit.         G. Beqiri

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.