Luftëtari në gijotinë, UEFA nuk ia jep milionat

E mbani mend çfarë kemi shkruar në verë për Luftëtarin? Nëse jo po ua kujtojmë: Gjirokastritët po hetohen për ndeshjet ndaj Ventspils dhe do të gjobiten me 250 mijë euro, sikurse edhe do të përjashtohen nga kompeticionet evropiane për pesë vite. Atëherë në Gjirokastër u revoltuan dhe nuk munguan as telefonatat drejt gazetarëve tanë. Gjithsesi nuk është se dënojmë ne Luftëtarin apo ndonjë klub tjetër. As luhatjeve e koeficienteve nuk i nxjerrin nga vetja.

Sistemi BFDS është një projektet për të cilat UEFA ka shpenzuar shumë dhe Skënderbeu është klubi që e ka pësuar më rëndë deri më tani: 1 milion euro gjobë dhe 10 vite përjashtim nga kupat Evropës. Beteja ligjore vijon në CAS dhe pritet vendimi final, por duket se standardi i ri i dënimeve është vendosur. Ditën e sotme, kolegët tanë të “Panorama Sport”, raportojnë se UEFA i bllokuar paratë gjirokastritëve. Arsyeja? Ndeshja e kthimit me Ventspils që u komentua gjatë në verë.

Kuotimet në kompanitë e basteve aziatike ishin qesharake, pasi ndryshe nga ndeshja e parë që ishte mjaft e rregullt në këtë drejtim, ajo e “Elbasan Arenës” ngjante sikur skuadra bluzi po ndeshje me Realin e Madridit, me mysafirët që kuotoheshin në një koeficionet shumë të ulët, edhe kur Luftëtari po fitonte.

UEFA duket se nuk harron dhe siç kishim raportuar në verë, hetimi vijon dhe do të ketë një vendim. Luftëtarit nuk ka marrë të ardhurat financiare nga pjesëmarrja në UEFA dhe natyrshëm që edhe kjo ka pasur ndikimin e saj në ngërçin financiar që skuadra gjirokastrite ka kaluar gjatë kësaj periudhe.

Kështu, edhe në FSHF po presin përgjigjen, por duket se situata është mjaft e qartë dhe UEFA nuk do t’i ndahet vendit tonë, pasi pas Skënderbeut, mund të kemi dhe një tjetër ekip shqiptar që mund të përjashtohet nga Kupat e Europës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *