Luftëtari në ajër, largimi i dytë në horizont

Luftëtari mund të pësojë revolucion në janar. Lojtarët më të spikatur të tyre po kërkohen nga klubet e tjera të Superiores, ndërkohë që për ndonjërin nuk mungon as interesimi nga jashtë vendit. I pari që pritet të largohet është Lejdi Liçaj.

Vlonjati nuk është aktivizuar në katër ndeshjet e fundit dhe kontrata i përfundon në fund të vitit. Nisur nga problematikat e shumta, sidomos të aspektit financiar, Liçaj nuk do të rinovojë kontratën me Luftëtarin dhe trajneri Mezani duhet t’i bëjë llogaritë pa të.

Të njëjtë rrugë do të ndjekë edhe portieri Shkëlzen Ruçi raporton Supersport. Elbasanasi ka kërkuar të marrë pagat e prapambetura, ose ndryshe ikën. Në Gjirokastër duhet t’i japin drejtim sa më parë kësaj situate të krijuar, pasi mund të humbasin me parametra zero edhe shumë lojtarë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *