“Luftëtari më besoi”! Çfarë leksioni i pastër nga Griseld Lika: Nuk e kam për turp të luaj për Kategorinë e Parë

0

Nga Klaudio Ndreca

Griseld Lika ka shfaqur një formë të nivelit të lartë te Luftëtari, pavarësisht problemeve të shumta të bluzinjve. Vlera shtohet dyfish duke parë edhe vështirësitë që ka gjithë skuadra, pasi duhet të kesh shumë kualitete për të bërë diferencën.

I ftuar në emisionin “Fan Zone”, lojtari shpreh gjithë gatishmërinë për të luajtur me Luftëtarin edhe në Kategorinë e Parë. Kjo si një farë shpërblimi për besimin që i dha, duke shërbyer si një leksion i madh edhe për lojtarë të tjerë.

“Luftëtari më ka besuar mua dhe për këtë arsye nuk e kam për turp që të luaj në Kategorinë e Parë. Jam gati dhe të luaj këtu, do të jap maksimumin deri në ndeshjen e fundit. Të ardhmen e dinë vetëm drejtuesit e këtij klubi dhe do të veproj sipas asaj që do të më thonë ata.

Idhulli im ka qenë gjithmonë Gjergj Muzaka, e shihja mënyrën sesi ai driblonte dhe godiste drejt portës. Në fakt unë do të mashtroja nëse do të shprehem këtu që nuk dua të rikthehem te Partizani. Por e thashë edhe më parë, të ardhmen time e dinë drejtuesit e Luftëtarit dhe unë jam gati gjithmonë”, tha Lika. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.