Luftëtari “market”, Shkëndija synon mesfushorin

Shkëndija e Tetovës është në kërkim të një organizatori dhe kuqezinjtë nga Tetova kanë hedhur sytë nga Superiorja shqiptare. Kampionët në fuqi janë të interesuar për Eduart Rrocën. 25-vjeçari është një nga pikat më të forta të Luftëtarit. Ai kaloi një dëmtim të rëndë, ndërsa është rikthyer në formë të mirë.

Siç citon “infosport.mk”, Shkëndija po punon për të ofruar Rrocën në ekip gjatë merkatos së janarit. Lojtari i bluzinjve ishte një objektiv i ekipit shqiptar që në verë, por Luftëtari refuzoi ofertat.

Eduart Rroca

Mesfushorit i mbaron kontrata me ekipin gjirokastrit në verën e ardhshme dhe Luftëtari nuk mund ta humbasë me parametra zero, kështu që do të tentojë të përfitojë shumë nga heqja dorë prej tij. Rroca ka të njëjtin menaxher si Gledi Mici, lojtari i Shkëndijës, dhe një gjë e tillë mund të lehtësojë transferimin e tij te kampionët nga Tetova.

Shkëndija kryeson kampionatin maqedonas me 40 pikë, pesë më shumë se Vardari dhe objektivi kryesor i klubit tetovar është sërish fitimi i titullit kampion.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *