Luftëtari “lë” një mbrojtës në kryeqytet, rikuperohet Ymeraj

0

Luftëtari e ka nisur mirë vitin dhe me Tiranën mund të merrte pikët e plota, por një gol i Kobina në minutat shtesë bëri që skuadrat të ndanin nga një pikë. Në Gjirokastër kanë nisur të mendojnë për ndeshjen e radhës me Teutën. Trajneri Julian Ahmataj nuk do e ketë grupin të plotë.

Qendërmbrojtësi Rustem Hoxha u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Tiranën dhe për durrsakun ishte i katërti. Në këtë mënyrë ai humbet takimin me ish-skuadrën e tij. Një mungesë e rëndësishme për Luftëtarin.

Ahmataj duhet të gjejë një zgjidhje dhe me shumë mundësi do të zhvendoset në qendër të mbrojtjes Oltion Rapa. Ky i fundit është aktivizuar në të djathtë të mbrojtjes së fundmi dhe kjo lëvizje është disi e detyruar.

Por ka edhe lajme të mira, pasi mesfushori Maldin Ymeraj është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë gati. Kjo bën që lirisht Aurel Demo të kthehet në linjën e djathtë të prapavijës. Gjatë këtyre ditëve do të shihen lëvizjet që do të planifikojë Ahmataj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.