Luftëtari jep lajmin e mirë: Një pagë kaloi, mbeten edhe dy

Para pak ditësh Sport Ekspres publikoi lajmin se lojtarët e Luftëtarit po planifikonin bojkot të përkohshëm para ndeshjes në Vlorë, për shkak të pagave të padhëna këtë sezon.

Nga burime brenda ekipit u zbulua se bëhej fjalë për gjithë sezonin aktual, me lojtarë që kishin edhe 5 muaj pa paguar.

Megjithatë, klubi gjirokastrit mohoi pjesërisht, duke deklaruar se ishin vetëm 2 muaj pa paguar dhe gjithçka do të zgjidhej deri fundjavën e shkuar.

Në të vërtetë, u shty gjithçka për sot dhe klubi gjirokastrit ka publikuar në Instagram një njoftim të shkurtër: “Luftëtari ka nisur shlyerjen e pagave të prapambetura. Ka kaluar në bankë një pagë dhe brenda dy javësh do kalojnë edhe dy pagat e tjera të prapambetura”. Në këtë mënyrë, mbeten sërish dy muaj pa paguar, por të paktën një hap drejt zgjidhjes së krizës është hedhur.

https://www.instagram.com/p/BqLPbLoAzbL/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=igacpakc3uzr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *