Luftëtari fiton betejën ndaj Laçit, shkëlqen sulmi

0

Luftëtari ngjitet në vendin e katërt në Superiore, pas një suksesi me shumë rëndësi kundër Laçit. Përfundoi 2-1, një triumf me vlerë të dyfishtë për gjirokastritët, pasi përballë ishte një rival direkt për Europën.

Bregu në fundin e pjesës së parë, pas një pasimi nga Abazaj, hapi serinë e golave, ndërsa Shkurtaj fitoi dhe shënoi vetë një penallti në pjesën e dytë (por ishte pozicion jashtë loje kur nisi aksionin). Një gol i Sefgjinit rihapi gjithçka, por asnjë gol në 25 minutat e fundit dhe Luftëtari mori pikë të çmuara dhe të merituara. Europa gjithnjë e më pranë, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse renditja është shumë e ngjeshur dhe kalendari shumë i vështirë.

Luftëtari – Laçi        2-1

Shënues: Bregu 45′, Shkurtaj 61′ pen. / Sefgjini 65′

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Jakovljeviç, Xhekson, Rapa, Aurelio, Aleksi, Abazaj, Rroca (Minga 75′), Bregu (Lamçja 81′), Shkurtaj (Beqiri 90’+5). Të gatshëm: Ruçi, Demo, Janku, Rapo.

Trajner: H.Lika.

Laçi: Vata, Shtubina, Qaqi, Gjoni (Xhixha 88′), Lulaj (Lushkja 68′), Sefgjini, Jonuzi, Kallaku, Nika, Rexhinaldo, Uzuni. Të gatshëm: Kartulaj, Fangaj, Zogaj, Shala.

Trajner: G.Mezani.

Kartonë të verdhë: Aurelio 65′, Liçaj 85′, Athanasopulos 90’+1, Xhekson 90’+3 / Vata 60′, Rexhinaldo 74′

Gjyqtarë: J. Xhaja, E. Doda, R. Zajimi, A. Beqiri, K. Cjapi.

Delegat: A. Maçi; Vëzhgues: P. Aliko

GOLAT

45′ Aksion shumë i bukur i Luftëtarit, me Shkurtaj dhe Rroca që kuptohen mjaft mirë, ndërsa më pas topi shkon te Abazaj. Ky i fundit pason te Bregu në zonë, i cili nuk fal.

61’ Shkurtaj gol! Sulmuesi futet në zonë, kapërcen portierin dhe rrëzohet. Arbitri Xhaja sheh 11-metërsh dhe vetë Shkurtaj nuk gabon.

65? Laçi shkurton dhe rihap ndeshjen. Sefgjini ekzekuton goditje dënimi, Lejdi Liçaj e devijon dhe gol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here