Luftëtari emëron trajnerin, serbin Mlladen Milinkoviç

0

 

 

48-vjeçari është emëruar në krye të skuadrës gjirokastrite, ku tani pritet të vijnë edhe lojtarët e huaj, sipas premtimit të drejtuesve të klubit

Gëzim Beqiri

Pas një heshtjeje të gjatë dhe pritjeje për disa ditë, skuadra e Luftëtarit tashmë është me trajner. Serbi Mlladen Milinkoviç, nga dje, është trajneri i Luftëtarit. Mund të konsiderohet “goditja e parë“ ardhja e këtij tekniku në krye të skuadrës gjirokastrite, që do të plotësohet tashmë me futbollistët që i duhen. Trajneri serb, siç bëhet me dije nga drejtuesit e Luftëtarit, ka një “CV” të pasur. Kaq thuhet në njoftimin e parë, që ka dalë zyrtarisht nga klubi, ndërsa sot mund të mësohet më shumë për këtë trajner. U fol më parë se do të ishte trajner i huaj në stolin gjirokastrit dhe kështu ndodhi, por emri i Milinkoviç vetëm dje u bë publik. U dha më parë vetëm njoftimi se një trajner serb do ta drejtonte Luftëtarin, por mbeti konspirativ emri i tij deri në arritjen e marrëveshjes. Ardhja e tij shënon edhe fillimin e formatimit të ekipit për sezonin e ri futbollistik dhe tashmë do të vazhdohet me ardhjen e futbollistëve nga kampionati helen. Milinkoviç, i cili ka luajtur si mesfushor, ka drejtuar kryesisht skuadra të kategorive inferiore dhe që nga viti 2014 nuk ka pasur ekip në drejtim.

LOJTARËT – Nuk është thënë zyrtarisht, por është e saktë se në qytetin e gurtë kanë mbërritur dy brazilianët e parë, pa u prezantuar si futbollistë, dhe janë larguar përsëri për t’iu bashkuar grupit të lojtarëve që do të vijnë nga kampionati grek. Janë gjashtë lojtarë ekstrakomunitarë dhe dy të tjerë me kombësi shqiptare, të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës gjirokastrite dhe mund të jenë të mjaftueshëm për formimin e ekipit. Shumë lojtarë të tjerë nga skuadra e sezonit të fundit dhe 6-7 të tjerë nga ekipet e moshave të Luftëtarit, e plotësojnë numrin e kërkuar, por edhe të mjaftueshëm për të përballuar sezonin. Ardhja e trajnerit serb dhe me eksperiencë në krye të Luftëtarit, duke mos qenë i vetëm, po të kemi parasysh se do të vijnë edhe shumë futbollistë cilësorë, tregon se po zbatohet premtimi i mëparshëm i drejtuesve, sidomos i drejtorit të Bordit Ekzekutiv të klubit dhe  njëkohësisht donator në këtë skuadër, z.Grigor Tavo. Ai ka deklaruar se Luftëtari do të jetë një ekip super në kampionatin shqiptar.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here