Luftëtari, duel i fortë për portën e gjirokastriteve

Luftëtari i ka befasuar të gjithë në dy edicionet e fundit, duke u renditur në gjysmën e sipërme të klasifikimit. Nga skuadra gjirokastrite janë larguar disa lojtarë shumë të rëndësishëm, ku mund të veçohet këtu Bregu dhe Abazaj, por sërish synimet janë për të qëndruar në të njëjtat nivele. Të dy këto elementë kanë qenë shumë të rëndësishëm për bluzinjtë, por tani kanë nisur aventura të reja, njëri në Korçë dhe tjetri në Belgjikë.

Skuadra ka ndryshuar disi nga edicioni i shkuar,  por lajmi i mirë është se çdo pozicion është dubluar dhe stafi teknik për këtë pjesë është i qetë. Ajo që bie në sy më së shumti është rivaliteti që do të ketë skuadra gjirokastrite këtë edicion. Me skuadrën janë bashkuar dy “gardianë” me Melkas dhe Bukovski. Të dy lojtarë mjaft cilësor që do të rivalizojnë së bashku me Ruçin për një vend titullari.

Porta duket se është e siguruar, por do të jetë shumë e vështirë për trajnerin që të zgjedhë se kush do të jetë portieri titullar. Ruçi ka ardhur në rritje, ndërsa Melkas ka treguar se ka cilësi. Edhe “gardiani” zviceran do tentojë që të marrë minuta. Zgjedhja i takon trajnerit Kostiç!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *