Luftëtari, Devolli ka dyshime për 11-shen!

0

 

Gëzim BEQIRI

Në kuadrin e përgatitjeve që po bën skuadra e Luftëtarit për ndeshjen e kësaj jave ndaj Naftëtarit në Kuçovë, në stërvitjen e

ditës së djeshme,trajneri Bledar Devolli, ka zhvilluar një ndeshje kontrolli, për të caktuar në mendjen e tij edhe 11-shen bazë. Nga mënyra si u vendos grupi i lojtarëve që mund ta nisin ndeshjen nga fillimi, duket se skuadra gjirokastrite do të luaj me skemën klasike 4-4-2. Florjan Braho, pavarësisht se nuk u vendos që në fillim me grupin e titullarëve, do të jetë në formacionin e Devollit së bashku me Tahirllarin duke qenë kjo dyshja e sulmit të Luftëtarit në takimin me Naftëtarin. Birja, Frashëri, Dosti, Brahimi, Zholi, Duka, Shenaj, Çaço, Çunaj, Lluka dhe Endri Mersini luajtën së bashku në të shumtën e kohës së ndeshjes së kontrollit dhe prej tyre do të përcaktohet edhe formacioni bazë,pa mohuar ndonjë ndryshim emrash deri ditën e ndeshjes. Kryesorja është se Luftëtari do të shkojë në Kuçovë “jo të mbrohet”, por “të sulmojë”, mbasi kërkon fitoren si e vetmja mundësi të mbajë shpresat për ngjitjen në Superligë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.