Luftëtari buzëqesh me kalendarin: Short i favorshëm, e nisim brenda

Shorti i Superiores u mor vesh, ndërsa duket se për Luftëtarin është goxha i favorshëm. Zyrtari i gjirokastritëve, Llambro Tavo, foli në lidhje me shortin e hedhur në zyrat e FSHF-së. Ekipi gjirokastrit e nis në shtëpi me ndeshjen hapëse kundër Kastriotit.

“Kalendari është i mirë, pasi e kemi takimin e parë në shtëpi. Kastrioti sapo është ngjitur në Superiore dhe nuk e njohim mirë si skuadër, por duhet ta njohim në vazhdim”, – u shpreh ai.

Luftëtari do të ketë pretendimet e tij për kampion. “Do të kemi pretendime për kampion. Vjet dolëm në Europës, sivjet synojmë sërish të njëjtën gjë. Ndeshja e parë nuk na shkoi mirë, por do të bëjmë përforcime. Repartet? Ne po punojmë. Kemi marrë disa lojtarë të huazuar për Europa League, në ata pozicione do të marrim lojtarë të tjerë”, – shprehet ai.

Tavo flet dhe për ndeshjen e nesërme për Europa League. “Rezultati është shumë i keq, por shpresojmë të marrim një fitore nesër”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *