Luftëtari akuzon: Arbitri favorizoi Ventspilsin!

Duhej të ishte debutimi i ëndrrave në Europë, por që fatkeqësisht u kthye në makth për Luftëtarin. Humbja 5-0 në Letoni përballë Ventspils është e vështirë për tu kapërcyer, sepse të gjithë golat u pësuan në pjesën e parë. Pas rezultatit që lë pak shpresa për tu kualifikuar në turin e dytë të Europa League, gjirokastritët akuzuan arbitrin e ndeshjes, që sipas klubit favorizoi Venspilsin. Pretendimi i parë lidhet me dy 11-metërshat e akorduar për vendasit, me Luftëtarin që shkruante në faqen zyrtare:

“Arbitri akordoi dy penallti për çdo rrëzim dhe faulla”, madje në njërin prej momenteve dyshimet janë që ndërhyrja e Xhekson nisi jashtë zone. Jo rastësisht, në fundin e pjesës së parë, trajneri Kostiç iu afrua arbitrave për të kontestuar vendimet që po ndikonin dukshëm në ecurinë e ndeshjes dhe praktikisht “nxorrën” bluzinjtë nga gara prej 45 minutave të para të lojës.

Sipas klubit të Luftëtarit një tjetër episode ishte edhe “goli i shënuar nga Vasil Shkurtaj në minutën e 68-të, por i anuluar nga arbitri që akordoi goditje dënimi në favor të Venspils”, ndërsa gjirokastritëve u mungoi edhe fati me traversën e goditur në minutën e 70-të. Rezultati 5-0 është i vështirë të përmbyset, porn ë takimin e kthimit më 19 korrik në “Elbasan Arena”, ekipi që mrekulloi futbollin shqiptar do të vihet në ndjekje të një tjetër mrekullie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *