Luftëtar i cunguar, Milinkoviç: Kujdes Flamurtarin!

0

 

Gëzim Beqiri

Edi Nikolas Bojom nuk do të jetë pjesë e formacionit dhe bashkë me  Behar Ramadanin të dëmtuar dhe Mutumanen të skualifikuar me kartonë, bëhen tre mungesa të rëndësishme në takimin e sotëm. Luftëtari ka zhvilluar stërvitjen e fundit për ndeshjen Me Flamurtarin, seancë e cila është kryer dje paradite në fushën e stadiumit, ku përveç veprimeve të tjera me karakter fizik dhe përvetësimit të skemave taktike, për shumë minuta janë kryer gjuajtje në portë dhe nga pozicione standarde.

Në përfundim të stërvitjes, në konferencën për shtyp këtë herë është shfaqur trajneri Mlladen Milinkoviç, i cili ka kërkuar kujdes nga skuadra e tij, pasi Flamurtari është ndër skuadrat më cilësore të këtij kampionati. “Kundërshtari i radhës është një nga ekipet më cilësorë në Superiore. Pavarësisht pozitës në klasifikim të vlonjatëve, na duhet të kemi kujdes dhe shumë përqendrim në 10-15 minutat e para. Mungesa në qendër të mbrojtjes e Bojomit, si dhe mungesat  e Ramadanit dhe Mutumanes do të kompensohen më së miri nga futbollistët që do t’u besohet roli i titullarit. Gjatë gjithë javës jemi munduar për të qenë në formën më të mirë, me qëllim për të përballuar një ekip si Flamurtari.

“Do të jetë shumë e vështirë, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani me këtë skuadër, nuk kemi pasur rezultate të mira. Kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, por edhe e vështirë për t’u fituar, pasi kanë në përbërje lojtarë cilësorë, por ne do të shpresojmë për një rezultat pozitiv. Për ne problem është kur mungon  një lojtar, por  kur  mungojnë tre është shumë e rëndësishme mungesa e tyre. Mungesa e Bojomit, tashmë dihet, është vendimtare, por dhe ajo e Ramadanit e Mutumanes, i cili ka rritje të ndjeshme në lojën e tij në ndeshjet e fundit. Besoj se futbollistët që do të aktivizohen do të japin më të mirën. Prapavija? Në lojën mbrojtëse  e pranojmë se kemi bërë gabime, sidomos me Kukësin dhe Partizanin. Ndaj Flamurtarit do të jetë shumë e vështirë fitorja, për vetë pozitat që ka në klasifikim, ndaj na duhet që 10-15 minutat e para t’i fillojmë mirë, të mos ndëshkohemi, të shënojmë të parët, pasi pikërisht kur ne presojmë lëmë dhe shumë hapësira pas. Duhet të mos përsëritim gabimet e të shkuarës, ndaj dhe gjatë gjithë javës kemi punuar për të korrigjuar këto të meta dhe dobësi. Nëse fitojmë me Flamurtarin,  hedhim një hap të sigurt për mbijetesën, çka do të thotë më shumë besim dhe siguri për të ruajtur vendin e katërt”, u shpreh Milinkoviç para mediave.

Formacioni i mundshëm:

Luftëtari: Ruçi – Liçaj, Beqiri, Rapa,  Zguro – Aleksi, Rapo, Rroca – Bregu, Abazaj – Reginaldo

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image