Luftëtar i cunguar, Mezani bën llogaritë pa dy

Gentian Mezani, veçse pret ndonjë lojtar nga drejtuesit, po mendon edhe për ndeshjet e radhës që Luftëtari ka në program. Viti nis me takimin në Kupë kundër Egnatias dhe më pas në Gjirokastër ndeshen me Kastriotin për llogari të kampionatit.

Vlonjati i bluzinjve duhet t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Mërgim Neziri në këto dy ndeshje. Lojtari i linjës së majtë ka pësuar një dëmtim dhe sipas asaj që raporton Supersport pritet të nisë përgatitjet në fund të kësaj jave.

Në kampionat kundër krutanëve mungesë e sigurt është Behar Ramadani. Shkodrani ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe duhet të qëndrojë pushim. Ndaj Laçit javën e dytë ai do të jetë i gatshëm për Mezanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *