“Luftëtar dhe udhëheqës i përulur”, çfarë prezantimi për Behramin!

Tani është gjithçka zyrtare. Valon Behrami rikthehet në kampionatin zviceran pas plot 16 vitesh. Ishte vera e vitit 2003 kur djaloshi nga Mitrovica linte Luganon për t’u transferuar në Serie B tek ekipi i Xhenoas.

Dy vitet e fundit i kaloi tek Udineze, ndërsa tani do të jetë pjesë e Sionit. 34-vjeçari ka nënshkruar për dy vite me ekipin ku aktivizohet edhe Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Bastien Toma.

Valon Behrami, i cili është një “xhol” i vërtetë dhe njihet për grintën e tij, numëron 83 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren helvete, në të cilat ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës. “Mirësevjen luftëtari i përulur dhe udhëheqësi i burrave“, shkruhet në prezantimin e veçantë të Sionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *