“Luftë” në Serie C për Edgar Çanin, pesë ekipe i vihen pas

Edgar Çani është një sulmues që tërheq ende, pavarësisht se dy sezonet e fundit nuk kanë qënë në lartësinë e duhur. Shtatlarti është pjesë e Vibonezës dhe deri më tani ka shënuar vetëm 2 gola, por për të ofertat janë disa.

Pistoiese është klubi i radhës që lakohet si opsion për të ardhmen e sulmuesit. Sigurisht më parë ai duhet të zgjidhë kontratën me Vibonezen nëse do të largohet. Hapësirat nuk i ka pasur të shumta, pasi vetëm 6 ndeshje nga 16 i ka nisur si titullar.

Gazetta dello Sport përfshin në listën e klubeve që interesohen për Çanin edhe Olbian, Arzakenën, Teramon dhe Virtus Veronën. Vjet sulmuesi provoi një eksperiencë në Superiore me Partizanin, por që rezultoi një zgjedhje e gabuar.

Ai shënoi vetëm një gol, kurse më pas lojtari u la jashtë listës për ndeshjet e Europës, një sinjal i qartë se palët duhet të ndërprisnin kontratën. Diçka e tillë ndodhi dhe Çani më pas u kthye në Itali, ku tanimë është në qendër të merkato në Serie C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *