“Luftë” në Francë, Qazim Laci gol dhe finale!

Sot në mbrëmje u luajt gjysmëfinalja play-off në Francë, me Azhaksonë që u ndesh me Lë Havrën. Sipas skemës play-off, 2 ekipe ngjiten në Ligën 1 franceze, ndërsa 3 skuadra vijojnë në play-off, për të përcaktuar ekipin që do të sfidojë Tuluzën, e renditur e treta nga fundi në Ligën 1 këtë sezon.

Azhakso, ku luan edhe Qazim Laci, kishte avantazhin e fushës, sepse ishte renditur më lart se Lë Havra, ndërkohë që sfida duhej të luhej dje, por u shty për shkak se në Korsikë u sulmua me gurë autobusi i Lë Havrës.

Atmosferë lufte jashtë fushe, e tillë edhe brenda saj, sepse ishte një betejë.

Pjesa e parë u mbyll 1-1, me Azhaksonë që shënoi e para, ndërsa mesfushori i Shqipërisë U-21 u fut në minutën e 62-të, për të shtuar forcën sulmuese.

Nuk pati më gola dhe u kalua në shtesa, aty ku Azhakso mbeti me 10 lojtarë, ndërsa më pas Lë Havrë shënoi dhe mori 2 kartonë të kuq, mes kaosit total. Loja vazhdoi me 9 lojtarë në secilin krah dhe në minutën e 125-të erdhi goli i barazimit nga Azhakso.

Penalltitë: triumf 5-3 i Azhaksosë, shënoi edhe Qazim Laci! Tani Azhakso në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *