Luftë në Athinë, gjakoset trajneri i Kaçes

0

Nuk ka paqe në futbollin grek, pasi në ndeshjet e rëndësishme ka gjithnjë tension, sidomos në muajt e fundit të sezonit dhe në play-off.

Olimpiakosi ka mbyllur gjithçka dhe tashmë po luhen ndeshjet play-off mes skuadrave në vendet 2-5, me skuadrën fituese në play-off që do të shkojë në Champions League.

Sot u luajt Panathinaikos-PAOK, sfidë që u mbyll me luftë dhe nuk dihet si do të konsiderohet nga federata greke, edhe pse u ndal kur ishte 1-0 për kryeqytetasit.

Në pjesën e dytë nisi një përleshje mes futbollistëve, që në fakt kishin gjithë ndeshjen që më shumë godisnin këmbët, sesa topin, ndaj edhe Vllahodhimos i Panathinaikosit në minutën e 20-të dhe Varda i PAOK-ut në të 51-tën përfunduan në dhomat e zhveshjes, me karton të kuq.

podksy4

Gjatë rrëmujës, një send fluturoi nga tribunat dhe goditi trajnerin e PAOK-ut Vladimir Iviç, i cili mbeti i shtrirë në tokë.

podksy11

I transportuar me urgjencë jashtë fushe, Iviç u mjekua për një të çarë të dukshme në kokë dhe më pas shkoi në spital.

Clipboard01

Ergys Kaçe e nisi nga minuta e parë dhe u zëvendësua pas pushimit, me PAOK-un që kërkonte të barazonte. Edhe pse po luan me hope, për Kaçen është lajm shumë i mirë që po gjen hapësirë, shenjë se është në planet e trajnerit Iviç.

podksy12

podksy12

podksy5

podksy7

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here