Luftë milionash për De Ligt, oferta e fundit të lë pa fjalë!

Matijs De Ligt është mbrojtësi më i kërkuar në Europë për momentin. Kapiteni i Ajakasit i ka mahnitur të gjithë me pjekurinë e tij, edhe pse ende nuk i ka mbushur 20 vjeç. Holandezi së fundmi ka një ofertë nga gjiganti anglez, Mançester Junajtid. Financiarisht super, klub i madh dhe garanci për të luajtur. Diçka që De Ligt i duhet, por nga ana tjetër ka klube të tjerë që garantojnë më shumë suksese.

Momentalisht oferta për mbrojtësin është 236 mijë sterlina në javë, rreth 14 milionë euro në sezon. Barcelona nuk është në gjendje ta bëjë një ofertë të tillë, pas cilësohet shumë e lartë. Përveç kësaj, edhe Ajaksi kërkon një shifër të madhe për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin. Junajtid e do që këtë verë dhe për trajnerin Ole Gunar Solskjaer është lojtari i duhur për prapavijën.

Junajtid mund të jetë një hap para në aspektin financiar karshi Barcelonës, por është Mançester Siti klubi që mund ta rivalizojë. Pep Guardiola kërkon një zëvendësues për Vinsent Kompani dhe De Ligt shikohet si ideali. Nga ana tjetër tek Ajaksi janë dorëzuar dhe vetëm presin ofertën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *