Lufta me sëmundjen e rëndë nuk e bën paqësor, Mihajloviç nuk humbet kohë dhe provokon me…tre gishta!

0

Nga Klaudio Ndreca

Pavarësisht se luftoi me sëmundjen e rëndë pasi u diagnostikua me leuçemi, kjo nuk e bëri Mihajloviç që të jetë më shumë paqësor. Trajneri i njohur serb e kaloi me sukses terapinë dhe nuk e braktisi thuajse për asnjë momentin stolin e Bolonjës.

Ndërkohë gruaja e tij, Arijana Mihajloviç, ka postuar një foto të Sinisa Mihajloviç që provokon hapur me tre gishtat. Një simbol ky me baza të forta nacionaliste në Serbi dhe që është kundër popujve të tjerë “armiq” në Ballkan. Kjo ka nxitur komente të shumta pozitive nga ana e serbëve të tjerë, megjithëse mund të ishte lehtësisht e evitueshme, duke parë që bëhet fjalë për një trajner të njohur dhe që drejton në Seria A, atje ku gjendej lojtarë me shtetësi të ndryshme. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

??? Veri pirati noi siam ….???

A post shared by Arianna Rapaccioni Mihajlovic (@ariannamihajlovic) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.