Lufta me klubin ka lënë pasoja, do habiteni sa vlen Ikardi tani!

0

Kriza midis Mauro Ikardit dhe Interit ka sjellë pasoja. Ekipit i mungojnë golat e argjentinasit në fushën e blertë dhe kualifikimi në Champions është në rrezik. Zikaltrit renditen në vendin e tretë, por do të luftojnë fort deri në fund për dy vende me Milanin, Lacion, Atalantën dhe Romën.

Ish-kapiteni nuk zbret në fushë që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe çmimi i kartonit të tij ka rënë ndjeshëm. Lojtari ka një klauzolë largimi për jashtë prej 110 milionë eurosh, por askush nuk është interesuar për të pas ngjarjeve të ndodhura.

Sot sulmuesi vlerësohet 60 milionë euro. Mançester Junajtid ka shprehur së fundmi interes për Ikardin, por nuk janë të gatshëm të paguajnë shumë. Vetëm rikthimi i tij në fushë dhe shënimi i disa golave mund të bëjë të mundur që çmimi i kartonit t’i rritet dhe Interi mund të përfitojë diçka më shumë nga shitja e tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.