Lufta ligjore vazhdon, Flamurtari çon çështjen “Gjoka” në CAS

0

Nuk ka fund historia e gjyqit mes Flamurtarit e Ernest Gjokës, për pagat e prapambetura nga sezoni 2013-14. Trajneri aktual i Kukësit kërkon 45 mijë euro nga Flamurtari dhe e ka fituar gjyqin në FSHF.

Administratori i Flamurtarit nuk e njeh borxhin ndaj trajnerit Gjoka dhe nuk mendon ta paguajë, duke e cilësuar si një detyrim të Bashkisë. Për një rast të ngjashëm, për rrogat e pashlyera ndaj Veliut, Sakajt dhe Arbrit, vlonjatëve iu hoqën 6 pikë në renditje nga Komisioni i Disiplinës.

Kjo ka bërë që tashmë beteja të vazhdojë në CAS, sepse përndryshe Flamurtari duhej të paguante menjëherë, ose t’i hiqen sërish pikë në renditjen e Superiores, çka do të ishte katastrofë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image