Lucesku: Brazilianët e mi do hakmerren për humbjen 1-7

0

Trajneri i Shakhtarit, Lucesku, duket se ka gjetur fjalët e duhura për të motivuar skuadrën e tij në ndeshjen kundër Bajernit. Sipas tij, lojtarët brazilianë të Shakhtarit duan të hakmerren për humbjen e Brazilit ndaj Gjermanisë në Botërorin në shtëpi. “Ne kemi 13 brazilianë në skuadër, të cilët ëndërrojnë të hakmerren kundër lojtarëve gjermanë të Bajernit për humbjen e kombëtares së tyre në Botëror”, tha Lucesku në konferencën e tij pët shtyp. “Ne do të jemi heronj nëse i mundim ata dhe kualifikohemi për në fazën tjetër Bajerni natyrisht që është skuadra favorite. Ata janë ndër skuadrat më të mira në botë, më një trajner të madh, i cili e do shumë punën e tij. Për dy vitet e fundit ai e ka ndryshuar shumë Bajernin dhe e ka bërë skuadrën e tij të luajë në mënyrë “latine”. Ai po krijon një skuadër unikale”, – shtoi tekniku i ukrainasve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image