“Luani është zbutur”/ Reagon pjestari i Malagas, Bare e puth pas nervave që i hodhi shishen e ujit

Keidi Bare i shpreh shumë emocionet në fushën e lojës dhe kjo padyshim i rrit edhe më tepër pikët e këtij mesfushori, për grintën që zotëron dhe dëshirën për të marrë më të mirën prej vetes, por njëkohësisht edhe për të fituar me ekipin.

Në ndeshjen e fundit ndaj Las Palmas, trajneri zgjodhi që ta zëvendësonte në pjesën e dytë. Bare vinte nga një dëmtim që e la për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës së blertë. Zemërimin e mori me vete në pankinë teksa përplasi një stol, por njëkohësisht hodhi tutje edhe ujin e ofruar nga pjesëtari i klubit të Malagës, Torrontegui.

Por sigurisht që këto ishin vetëm nerva të momentit, pasi Bare ruan një respekt të veçantë për të gjithë pjestarët e klubit. Menjëherë pas ndeshjes ka bërë edhe një foto me Torrontegui, duke e puthur. Ky i fundit ka zgjedhur ta ndaj me miqtë e tij duke i vendosur këtë përshkrim: “Luani është zbutur”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *