Luan për vendosur historinë e klubit, Gasperini i beson mbrojtjen e Atalantës Gjimshitit

Atalanta do të luajë sot shanset për kualifikim, teksa do të përballet në transfertë me ekipin e Shakhtar Donetsk për ndeshjen e fundit të grupeve në Champions League. Në këtë ndeshje kaq delikate për ekipin italian, Gasperini ka vendosur t’i besojë një vend nga minuta e parë në mbrojtje lojtarit kuqezi, Berat Gjimshitit.

Ky i fundit ishte vendimtar javën e shkuar në Serie A, ku edhe i dha fitoren në minutat e fundit skuadrës së Atalantës me anë të golit të tij. Ndërkohë sot ekipi nga Bergamo do të kërkojë të vendosë historinë dhe të arrijë në fazën me eleminim direkt në kompeticionin më madhor për klube, në të cilin është hera e parë që janë pjesëmarrës. Për të arritur deri këtu, duhet të dalin triumfues nga ukraina, si dhe City i Guardiolës të bëjë detyrën duke fituar me kroatët e Dinamos së Zagrebit./Sport Ekspres/